Website created & powered by WayOutWebs.com   
© 2007 all rights reserved

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

click here to return to top of page

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

click here to return to top of page

   English   Albanian   bulgarian    Lithuanian    Romanian

 

   Home    Vrasje/Vrasje pa Paramendim    Mashtrim Serioz

 

    Vepra Penale Seksuale    Vepra Penale te tjera Serioze   

Mirseerdhet ne Faqen time te Internetit

Une jam nje avokat mbrojtes ne fushen e krimeve me qender ne Londer por une merrem me raste serioze kriminale ne te gjithe UK. Ne dallim nga disa avokate qe ofrojne sherbime te ndryshme klientave te tyre une jam i specializuar ne mbrojtjen ndaj krimeve serioze. Gjithashtu ne dallim nga disa avokate te tjere une personalisht i mbroj klientat ne stacionin e policise ne shumicen e rasteve.

Une kam 24 vjet experience ne keshillimin dhe ndihmoj klientat ne stacione policie dhe pergatis mbrojtet e rasteve ne gjyqet e gjykates se larte vecanerisht me shume ne:

Vrasje/ Vrasje Pa Paramendim

Mashtrim Serioz

Vepra Penale Seksuale

Vepra Penale Serioze te tjera

Une jam nje konsulent me McCormacks Law nje nga firmat kryesore te Londres per mbrojtje ndaj veprave penale me zyra ne Barbican, Basildon, London Bridge, Mile End, South London, Stepney Green dhe Stratford.

Nese ju apo dikush qe ju njihni eshte duke u investiguar nga policia, nga Zyra qe merret me Mashtrime Serioze apo Doganat, atehere une mund tju ndihmoj. Eshte e rendesishme te kontaktoni nje avokat sa me shpejt nese jeni nen hetim. Ju mund te me kontaktoni mua 24/7 cdo dite te vitit per keshille ligjore falas ne cdo stacion policie ne Londer, Kent apo Essex. Une ne shumicen e rasteve, do te paraqitem vete ne polici dhe tju keshilloj juve per te drejtat tuaja dhe tju ndihmoj per te pergatitur per intervisten dhe tju mbeshtes juve ndersa jeni ne stacionin e policise. Une do tju keshilloj nese eshte ne interesin tuaj tju pergjigjeni pyetjeve ne interviste apo nese ju duhet te ushtroni te drejtat tuaja per te mos folur. Cfardo qe beni apo thoni ne polici kur jeni nen hetim do kete nje ndikim te madh ne gjetjen jo-fajtor apo fajtor ne fund. Prandaj eshte shume e rendesishme qe te kontaktoni nje avokat sa me shpejt te jete e mundur. Mos u dekurajoni kur policat ju sygjerojne qe nese ju kerkoni per avokate do te kete vonesa te gjata. Ne shumicen e rasteve avokatet arrijne ne polici brenda 45 minutave menjehere sapo policia e ka konfirmuar qe jane gati per tju intervistuar juve. Policat nuk pagohen per te provuar pafajesine tuaj. Puna e tyre eshte te hetojne, arrestojne dhe akuzojne. Puna e avokatit mbrojtes eshte te mbroj dhe avancoj te drejtat ligjore te klientit.

Juve do tju jepen te drejta/informacione te caktuara kur te coheni ne polici. Nje nga keto te ‘drejta’ eshte e drejta per te marre keshille ligjore te pavarur falas. Kerkoni per nje avokat menjehere sapo tju kene marre detajet ne polici nga polici i paraburgimit. Policia do te kontaktoje zyren apo avokatin qe keni kerkuar. Nese nuk keni kerkuar nje avokat te vecante ose zyre atehere avokati ne detyre do te kontaktohet ne emrin tuaj. Avokati i detyres eshte plotesisht i pavarur nga policia dhe do tju jape keshille falas.

Nese tani jeni lene ne gjendje te lire me kusht qe te ktheheni ne polici nga hetime te metejshme te policise atehere ju lutem me kontaktoni per nje takim dhe une mund te paraqitem ne polici kur ju te paraqiteni ne polici ne daten e ardhshme.

Megjithese une punoj kryesisht ne Londer/Essex/Kent une jam marre me ceshtje ne Birmingham, Brighton, Canterbury, Dover, Gloucester, Guildford, High Wycombe, Leicester, Luton, Maidstone, Manchester, Margate, Milton Keynes, Newport etc.

Nese jeni te pafate dhe tju akuzojne , une do te merrem personalisht me ceshtjen tuaj gjate gjithe kohes.

Ndihme ligjore per keshille ne polici

Cdo njeri i arrestuar ne polici ka te drejten e keshilles ligjore falas 24/7. E njejta gje eshte e vlefshme dhe per cdo njeri qe paraqitet vullnetarisht ne polici, por qe intervistohet nga policia me paralajmerim. Kjo keshille eshte absolutisht falas pavaresisht nese ju jeni me ndihma apo ne pune dhe pavaresisht se sa paguheni apo se sa kursime keni. Nuk ka forma per te plotesuar apo per te firmosur.

Nese nje person i moshes se re eshte arrestuar ju, si prinderi/kujdestari i tyre keni te drejte te kerkoni per nje avokat ne emrin e tyre. Ne menyre te njejte ju mund te instruktoni nje avokat ne emer te nje shoku ose te afermi qe eshte i rritur. Perseri ky sherbim eshte absolutisht falas dhe do jem ne dispozicion 24/7.

Ndryshim avokati para akuzimit

Nese jeni lene ne gjendje te lire me garanci varur nga hetimet e metjeshme te policise, dhe ju jeni keshilluar nderkohe nga nje avokat, por ju doni te ndryshoni avokat atehere ju nuk keni nevoje per lejen e avokatit origjinal te instruktoje avokatin tjeter. Sidoqofte ne kete situate ju nuk keni te drejte per keshille ligjore falas nga avokati i ri per te njejten veper penale, me disa perjashtime te vogla nese kualifikoheni. Keshtu ju mund ta paguani avokatin e ri vetem nese ai/ajo bie dakort per tju perfaqesuar falas. Nese nuk jeni te kenaqur me keshillen/sherbimin qe keni marre nga avokati juaj i tanishem dhe doni ta ndryshoni atehere me kontaktoni ne 07770 267894 per nje konsultim falas per 30 minuta.

Ndryshim avokati pas akuzimit

Cdo njeri qe paraqitet ne gjykaten e te rinjve do te kete te drejten pothuajse pa dyshim te ndihmes ligjore. Ne gjykaten e ulet ndihma ligjore do te jepet nese eshte ne interesin e drejtesise, per shembull kur ekziston rreziku qe dikush te dergohet ne burg nese denohet dhe ai ka te drejte financiarisht. Ne gjykaten e larte ku gjykohen rastet me serioze ju do te keni te drejten e ndihmes ligjore por mund te paguni nje kontribut varur nga kushtet financiare.

Nese nuk jeni i kenaqur me keshillen ligjore/sherbimin qe po merrni nga avokati atehere ju mund ne disa rrethana te keni te drejte te ndryshoni avokating por duhet te merrni leje nga gjykata per ta bere kete. Keshtu nese nuk jeni te kenaqur me avokatin tuaj te tanishem atehere me kontaktoni ne 07770 267894 per nje konsulte falas per 30 minuta.

Falenderimet nga Klientat.

“Deshiroj te perfitoj nga kjo mundesi tju falenderoj per ndihmen dhe perfaqesimin e ceshtjes se djalit tim ne polici. Na ndihmuat jashtzakonisht dhe u treguat shume i duruar ne shqyrtimin e kesaj ceshtje dhe ju ishit gjithmone i gatshem per tju pergjigjur ndonje pyetje/paqartesi qe ne kishim. Djali im deshiron tju falenderoj per ndihmen dhe mbeshtetjen gjate gjithe kohes”. (Zonja K djali i se ciles ishte akuzuar per perdhunim dhe vepra te tjera seksuale. Policia nuk ndermori asnje veprim kundra tij pas nje hetimi te gjate.)

“Deshiroj tju falenderoj per ndihmen dhe mbeshtetjen tuaj te vazhdueshme gjate nje periudhe shume te veshtire per mua. Ju jeni nje avokat i shkelqyer dhe une do tju rekomandoj nese del nevoja”. Nga Zonja D nje farmaciste e cila u akuzua me 2 vepra penale por une arrita me sukses ta bind prokurorine te nderpres akuzen bazuar ne faktin qe nuk ishte ne interes te publikut qe ajo te ndiqej penalisht pasi ajo do te kishte humbur licensen per tu praktikuar si farmaciste nese do ta pranonte fajesine ose nese do te ishte gjetur e fajshme per cilido veper penale.

Ju lutem klikoni ne ikonen e veprave penale me larte per te gjetur me shume informacion per rastet me te cilat une merrem tani/qe jam marre ne te kaluaren.

   English   Albanian   bulgarian    Lithuanian    Romanian

 

   Home    Vrasje/Vrasje pa Paramendim    Mashtrim Serioz

 

    Vepra Penale Seksuale    Vepra Penale te tjera Serioze   

Ju mund te me kontaktoni ne cdo kohe ne 07770 267894, email ne maxanwar@btconnect.com ose tek McCormacks Law, 2 Romford Road, Stratford, London, E15 4BZ.